Rafael Leao do të qëndrojë te Milani. Në ditët e fundit portugezi përflitej shumë për një kalim të mundshëm te Barcelona por CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka mohuar çdo gjë duke deklaruar me siguri të plotë se lojtari do të qëndrojë te kuqezinjtë.
“Rafael Leao nuk do të largohet Nuk ka asnjë mundësi për të shkuar te Barcelona. Ai do të qëndrojë te Milani dhe unë ju garantoj 100% se nuk do të largohet”, deklaroi Furlani.
Katalanasit janë në kërkim të një sulmuesi anësor dhe kishin shprehur interes për yllin e Milanit. Pas refuzimit të Leaos, Barcelona tani është vënë në ndjekje të Federico Chiesa, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’ju bashkuar katalanasve.
Siç raportojnë mediat italiane, ditët e fundit menaxheri i anësorit, Fali Ramadani, ka rihapur bisedimet me Barcelonën ndërsa këta të fundit e kanë bërë të qartë se në arkat e Juventusit nuk do derdhën më shumë se 15 milionë euro.
Frederiko Kiesa është një dëshirë e vjetër e trajnerit Hansi Flik që kur ai ishte në krye të pankinës bavareze.
Ende nuk ka detaje nga marrëveshja finale, por e sigurt është se Barcelona ka nevojë për një anësor të majtë dhe pasi dështoi me Niko Williams dhe Rafa Leao, Chiesa mund të jetë alternativa e vetme për Barcelonën kur kanë mbetur dhe disa ditë nga përfundimi i merkatos së verës.