LAJM I FUNDIT: Messi rikthehet në Barcelonë!?

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, ka konfirmuar këtë javë se ai dhe familja e tij synojnë të rikthehen për të jetuar në kryeqendrën katalanase, sapo të mbyllet aventura e tij te Inter Miami. Lajmi erdhi pak pasi argjentinasi u kujtoi të gjithëve lidhjen e tij me klubin blaugrana përmes një veprimi të papritur.

Messi ndezi diskutime të shumta në Barcelonë në fillim të javës, pasi u shfaq pa paralajmërim në Spotify Camp Nou, tashmë i rinovuar. Dhe të martën, emri i tij vazhdoi të buçiste në qytetin që e quajti shtëpi për kaq shumë vite.

Gjithçka nisi nga disa deklarata të publikuara nga Diario Sport, ku ylli argjentinas foli hapur për ndjenjat e tij. Messi pranoi se ai, bashkëshortja Antonela dhe fëmijët e tyre e ndjejnë shumë mungesën e Barcelonës dhe janë gati të kthehen sapo të varë këpucët në gozhdë.

Advertisement

“Kam shumë dëshirë të kthehem. Na mungon Barcelona. Fëmijët e përmendin vazhdimisht, edhe bashkëshortja ime. Flasim shpesh për jetën që kishim atje, për idenë për t’u rikthyer. E kemi shtëpinë, kujtimet, gjithçka, ndaj ky është edhe dëshiri ynë.”

Advertisement
Advertisement