Befason gjinekologia: Porosia për të gjitha gratë në çift!

Një gjinekologe ka treguar disa nga përfitimet e shumta që femrat marrin kur kanë një jetë seksuale të rregullt me bashkëshortin e tyre. Sipas saj, marrëdhëniet intime nuk janë vetëm një shprehje dashurie dhe afërsie, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në shëndetin fizik dhe emocional të gruas.

“Marrëdhënia seksuale ndihmon në uljen e dhimbjeve të kokës, përmirëson cilësinë e gjumit dhe ndikon pozitivisht në humorin e femrës. Gratë që kanë një jetë seksuale të rregullt janë më të qeta, më të buzëqeshura dhe ndihen më të lumtura,” është shprehur gjinekologia.

Ajo shton se edhe pas raportit intim, gjithçka është e këndshme për të dyja palët, pasi trupi liron hormone që përmirësojnë ndjesinë e mirëqenies dhe forcojnë lidhjen emocionale në çift.

Advertisement

Sipas saj, një marrëdhënie e shëndetshme intime përfshin kontakte tre deri në katër herë në javë, çka konsiderohet si një frekuencë normale për çiftet që duan të ruajnë ekuilibrin emocional dhe fizik.

“Një çift që ruan këtë ritëm ka më shumë gjasa të jetojë një jetë më të qetë, më të harmonishme dhe më të lumtur,” thekson mjekja.

Advertisement
Advertisement