Saranda Imeri: Largimi i Ermira Mehmetit ka qenë humbje e madhe, nëse dëshiron – ka hapësirë në VLEN

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-deputetes Ermira Mehmeti në skenën politike, duke theksuar se deri tani kjo mbetet vendim personal i saj, por se hapësira për të brenda VLEN-it ekziston.

Në një deklaratë për media, Imeri tha se largimi i Mehmetit nga politika ka qenë humbje e madhe, duke e vlerësuar atë si një profesioniste të aftë dhe me përvojë që mund të japë ende kontribut të rëndësishëm.

“Nuk e di sa ka vullnet zonja Mehmeti që t’i rikthehet politikës. Largimi i saj nga skena politike ka qenë një humbje e madhe si kuadër dhe si profesioniste. Është person që mund të kontribuojë ende në skenën politike, ka njohuri dhe përvojë, mirëpo është çështje e saj private, aty nuk mund të flas,” – deklaroi Imeri.

Advertisement

E pyetur nëse brenda koalicionit VLEN ka hapësirë për ish-deputeten, Imeri u shpreh qartë:

“Nëse më pyet personalisht, mund të them se po.”

Kujtojmë se Ermira Mehmeti, ish-deputete dhe ish-zyrtare e BDI-së, prej disa vitesh është larguar nga jeta aktive politike, ndërsa emri i saj herë pas here rikthehet në qarkullim në kontekst të zhvillimeve të reja në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Advertisement