Xhamia e Plumbit në Shkodër, ndër 50 xhamitë më të bukura në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër është përfshirë në renditjen për “më të bukurat në botë”, duke u renditur në vend të 37-të në listën e 50 xhamive më të mrekullueshme sipas një klasifikimi ndërkombëtar. 

Ky objekti i shekullit të XVIII-të, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitet 1773-1774, përbën një kombinim të rrallë të arkitekturës osmane në Shqipëri dhe është i njohur për kupolat e tij të mbuluara me plumb (nga ku rrjedh edhe emri). 

Advertisement

Renditja ndërkombëtare i jep akoma më shumë vlerë këtij monumenti kulturo-historik, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për vizitorët dhe admiruesit e arkitekturës islame.

Advertisement
Advertisement