Belinda Balluku mbërrin në Kryeministri pas pezullimit nga GJKKO mbi akuza për tendera

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Kryeministrisë, rreth orës 12:40, vetëm pak pasi u bë publik vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin e saj. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, veçanërisht në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Vendimi i gjykatës dhe urdhri për informacion

Sipas burimeve të Top Channel, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë marrë në dispozicion shkresat për masat e vendosura nga gjykata. Atyre u është kërkuar që ta informojnë zv.kryeministren për vendimet që janë marrë nga GJKKO dhe për masat sigurie që janë shpallur.

Advertisement

Masa sigurie edhe për dy zyrtarë të tjerë

Përveç Ballukut, burimet jozyrtare raportojnë se janë vendosur dy masa sigurie “arrest në shtëpi” edhe për dy funksionarë të tjerë: Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH. Këto masa lidhen me hetimet për tenderë në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës.

Advertisement
Advertisement