Këngëtarja e famshme Adelina, i bashkohet LDK-së

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Thaçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Thaçi po hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar dhe politik.

Sipas Abdixhikut, aderimi i saj sjell profesionalizëm, integritet dhe humanizëm në parti, ndërsa e vlerësoi këngëtaren si një kuadër të çmuar që beson në vlerat dhe misionin e LDK-së për zhvillimin e Kosovës në kulturë dhe më gjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement