Haradinaj për President? Flet njeriu i tij i afërt

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka folur për mundësinë që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës, duke theksuar se një proces i tillë nuk mund të ndodhë përmes marrëveshjeve të fshehta.

Tahiri ka deklaruar se koha kur presidenti zgjidhej “me zarf” ka përfunduar dhe se çdo emërim duhet të mbështetet nga Kuvendi i Kosovës.

“Ka kaluar koha kur dikush mund të bëhet president me zarf. President bëhet vetëm nëse Kuvendi i Kosovës i jep votat. Kjo temë duhet të burojnë nga populli i Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas Tahirit, procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë transparent dhe i bazuar në procedurat kushtetuese. Ai ka bërë të ditur se AAK ka marrë ftesë për vizitë në muajin tetor, ndërsa çdo iniciativë eventuale duhet të vijë nga deputetët.

Advertisement

“Kërkesa e Haradinajt nuk ka qenë sekret, ai e synon këtë pozitë. Por kjo pozitë nuk mund të arrihet pa i pasur së paku 30 nënshkrime”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka ritheksuar se legjitimiteti i presidentit buron vetëm nga vullneti i përfaqësuesve të zgjedhur dhe nga respektimi i plotë i procedurave kushtetuese.

Advertisement
Advertisement