Ngjarje tronditëse: dhunohet e mitura, babai i saj e paraqet rastin

Policia po zhvillon një hetim intensiv pas një kallëzimi për dhunim të një vajze të mitur në rajonin e Dibrrës.

Sipas informacioneve zyrtare, babai i vajzës, 41-vjeçar nga ky rajon, ka raportuar se vajza e tij ka qenë viktimë e një sulmi seksual nga një person me origjinë nga rajoni i Tetovës.

Ngjarja është raportuar të hënën rreth orës 15:00 në Departamentin e Punëve të Brendshme në Dibër, pas së cilës policia ka ndërmarrë menjëherë masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, ka konfirmuar se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa organet kompetente nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për rastin.

Advertisement
Advertisement