Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është bërë sërish temë diskutimi në rrjete sociale pas një postimi me humor që ajo ka ndarë në profilin e saj.
Në statusin e publikuar, Matoshi përmend ish-deputetin Milaim Zeka, duke shkruar me ironi:
“Ani u lajmëru edhe Milaim Zeka. Nejse, Milaimit nuk ia kthej se e di që o merzitshëm. S’po ka me kon me pi kafe prej që ia kanë lidh Fatmir Shehollin 🙂 Milo, shko vizitoje, çoja naj sapun se e di që o ka t’mungon 🙂 Natën, ju dua 🎤”.
Postimi, që përmban tone shaka dhe batuta tipike të deputetes, është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e saj, disa duke e përshëndetur për stilin e sinqertë dhe spontan, ndërsa të tjerë duke e konsideruar si provokues në raport me kolegët politikë.
Adriana Matoshi, e njohur për karakterin e saj të hapur dhe energjik, shpeshherë ka tërhequr vëmendje me deklarata të drejtpërdrejta dhe postime të pazakonta në rrjetet sociale.
Derisa vetë Matoshi nuk ka dhënë ndonjë koment shtesë pas publikimit, reagimet në publik tregojnë se postimet e saj vazhdojnë të mbeten ndër më të diskutuarat në skenën politike dhe mediatike kosovare.
