Skandal i tmerrshëm: Italianë të pasur në “safari ndaj njerëzve” gjatë luftës në Bosnjë!

Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në një “safari ndaj njerëzve” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90.

Sipas raportimeve, këta pasanikë – të njohur si adhurues të armëve dhe me lidhje me qarqe të ekstremit të djathtë – thuhet se udhëtonin drejt Bosnjës për të marrë pjesë në atë që ata e quanin “turizëm snajperësh”, duke qëlluar mbi civilë të pafajshëm për argëtim.

Gjatë rethimit katërvjeçar të Sarajevës (1992–1996) nga milicitë serbo-boshnjake, më shumë se 10 mijë njerëz u vranë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve, në rrethimin më të gjatë të një kryeqyteti në historinë moderne.

Sipas dosjes së hetimit, turistët italianë fluturonin nga Trieste në Beograd me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bërë pjesë e “udhëtimeve të fundjavës” drejt zonës së luftës. Ata paguanin midis 70 mijë dhe 88 mijë paund, ndërsa për “vrasjen e fëmijëve” kërkoheshin tarifa edhe më të larta, sipas raportimeve të gazetës spanjolle El País.

Advertisement

Hetimi nisi pas një ankese ligjore 17-faqëshe të paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari milanez Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe ish-kryebashkiakes së Sarajevës (2021–2024), Benjamin Karić.

Këto akuza u bënë publike pas dokumentarit tronditës “Sarajevo Safari” (2022), nga regjisori slloven Miran Zupanič, i cili solli dëshmi se shtetas të pasur të huaj – mes tyre edhe italianë – kishin paguar për të qëlluar mbi banorët e Sarajevës gjatë luftës.

Autoritetet italiane po hetojnë nëse qytetarët e përfshirë mund të ndiqen penalisht për krime lufte dhe vrasje të qëllimshme ndaj civilëve.

Advertisement
Advertisement