TRONDITET Gjermania: Shqiptari 69 vjeçar bën veprim të turpshëm në sauna!

Një 69-vjeçar me prejardhje nga Kosova është dënuar me kusht në Gjermani, pasi u shpall fajtor për sulm seksual dhe dëmtim trupor. Vendimi u shpall nga Gjykata e Qarkut në Freiburg, e cila e dënoi të akuzuarin me gjashtë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 2,500 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite, më 9 nëntor, në saunën e një palestre. Sipas dosjes gjyqësore, i moshuari iu afrua një gruaje, e komplimentoi dhe bëri komente me nënkuptime. Kur gruaja tentoi të largohej, ai dyshohet se e kapi për dore, preku gjoksin e saj të zhveshur dhe e puthi me forcë, duke shkaktuar edhe skuqje në zonën e qafës.

Advertisement

Viktima arriti të largohej dhe njoftoi menjëherë stafin e palestrës, ndërsa i dyshuari u arrestua po atë ditë. 69-vjeçari jeton në Zvicër dhe ndodhej në rajon vetëm për fundjavë.

Vendimi i shpallur të hënën, më 10 nëntor, ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi palët kanë të drejtë ankese.

Advertisement
Advertisement