Reagon publikisht Ikballe Huduti

Më poshtë ju sjellim postimin e saj të plotë të publikuar në rrjetin social Facebook:

Të nderuar miq, ju falënderoj përzemërsisht që më keni përkrahur fort, më keni dhënë kurajo që të jem pjesë e kësaj sfide jetësore. Por Zoti shpesh herë i ka planet e veta.

Unë suksesin e shoh dy llojësh: ai për famën dhe përfitimet materiale, dhe tjetri për ngritjen e vlerave morale në shoqëri. Unë jam rritur me vlera morale në rrethin që kam pasur, si dhe me peripeci të ekstremizmit dhe radikalizmit të disa muslimanëve që fenë nuk e njohin në esencë, por sipërfaqësisht.

Prandaj ka qenë dëshirë e imja që kamerat të filmonin disa stile jete në një shtëpi hapësirë shumë të madhe , ku liria e sjelljes dhe promovimit te vetes ka qenë e premtuar. Me gjithë atë komeditet edhe kamerat do të kishin kapur larmit e ndryshme të lirisë normale dhe asaj të lirisë së tepruar siç po shihet.

Jeta ime në këtë shoqëri të shekullit XXI është shumë më e lehtë sesa jeta e Profetit Muhamed në një shoqëri shumë të degjeneruar, ku burrat i shisnin gratë në shtëpitë me flamuj të kuq dhe nuk i njihnin fëmijët e tyre; ku burrat i varrosnin për së gjalli foshnjat femra posa lindnin; ku Profeti shpifej si gënjeshtar, pedofil, magjistar, mashtrues; madje e bojkotuan 3 vite, e lanë pa bukë bashkë me njerëzit e mirë ; ku para bijës së tij Fatime Zehra e rrafën e bënëmgjakë; ku para respekt e varrosën një burrë shteti vetëm familja e tij sepse shokët e braktisën dhe u zunë për pushtet; ku pas amshimit të tijë ia mbytën bijën e vetme Fatimen, dhëndrin, nipa e stërnipa të Profetit dhe shumë krime e shëmtira që ai i pa e i përjetoi. E megjithatë mbijetoi dhe solli ndryshime shembullore në shoqëri sepse ai kishte mision që të duroj dhe njerëzinë ta qes ne Rrugë të Udhëzimit.

Prandaj, para se të thoni “haram” e të më poshtëroni edhe më shumë, mësoni dhe kujtojeni pak Profetin Muhamed, Profetin Lut, Musain dhe Isain (Jezusin) — çfarë hoqën nga njerëzit e këqij për shkak të Fjalës së mirë.

Advertisement

Para se të thoni “haram”, kuptoni se unë atë që e bëj në shoqëri e bëj edhe në vetmi, sepse kështu më ka mësuar feja ime: të mos jem hipokrite me veten time dhe kudo që shkoj, t’i respektoj normat e mia morale. Dëshira ime është të jem shembull i bukur dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzinë.

Një njeri që krijon karakter të fortë për 58 vite jetë nuk e përdhos veten — as po t’i shtroni diamant para syve.

Prandaj ju lutem, kurseni ofendimet dhe poshtërimet, se për vete i keni.
Lexoni Suren Huxhurat, ajetet 11–12 dhe të tjerë.

Surja El-Huxhurat, ajeti 11
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰ أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ وَلَا نِسَاءٌ مِّن نِّسَاءٍ عَسَىٰ أَن يَكُنَّ خَيْرًا مِّنْهُنَّ ۖ وَلَا تَلْمِزُوا أَنفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ ۖ بِئْسَ الِاسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ ۚ وَمَن لَّمْ يَتُبْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“O ju që besuat! Mos u talltë një popull me një popull tjetër, se ndoshta ata janë më të mirë se ata; e as gratë me gra të tjera, se ndoshta ato janë më të mira se ato. Mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos u thirrni me nofka fyese. Sa i shëmtuar është emri i mëkatarit pas besimit! Dhe kush nuk pendohet, ata janë mizorët.”

Surja El-Huxhurat, ajeti 12
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ ۖ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَّحِيمٌ
“O ju që besuat! Largohuni prej shumë dyshimeve, sepse një pjesë e dyshimeve janë mëkat. Mos spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos dëshiron ndonjëri prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju e urreni këtë. Pra, kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë Allahu është Ai që pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.”

Ju kam në dua 🤲🤲

Advertisement
Advertisement