Flamuri i Kosovës është shfaqur gjerësisht në mediat serbe pas shortit për playoff-in e Botërorit, ku në grafikët zyrtarë ndërkombëtarë figura edhe Kosova me flamurin e saj. Media serbe “b92.net” ka publikuar çiftet e gjysmëfinaleve dhe rrugën drejt finales, ndërsa në komente është vënë re kundërshtim nga disa lexues serbë lidhur me paraqitjen e flamurit të Kosovës.
Në raportimin e saj, “b92.net” ka përdorur termin “e ashtuquajtura Kosovë”, pavarësisht se Serbia vetë nuk është kualifikuar në Botëror e as në plejof. Kualifikimi historik i Kosovës duket se ka shkaktuar pakënaqësi në disa media dhe qarqe të opinionit në Serbi, të cilat e kanë pasqyruar ngjarjen me tone kritike.

