Më 31 mars 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas aktakuzës, ai dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij të dytë, me të cilën kishte lidhur kurorë sipas fesë islame, duke i cenuar lirinë dhe duke e penguar të largohej nga shtëpia.
Viktima kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës dhe ishte dërguar për ekzaminim mjekësor, ku u konstatuan lëndime trupore. Mjekiqi kishte mohuar akuzat, duke thënë se kishte vepruar vetëm për ta “qetësuar” situatën.
Mbrëmë, në një paraqitje televizive, Mjekiqi deklaroi se është liruar nga akuza, duke prezantuar një dokument që, sipas tij, është aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 6 janar 2025. Ai u shpreh se ndihet i pastër përballë Zotit dhe familjes së tij.
