Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancën ku pritet të shpallet vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai u shpreh se ka paraqitur kërkesën për të qenë i pranishëm dhe se synon të përfaqësojë Republikën e Kosovës në atë moment përfundimtar të procesit gjyqësor.
Konjufca ka shprehur qëndrime kritike ndaj akuzave që rëndojnë mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe fyese për luftën çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, këto pretendime nuk qëndrojnë dhe ai shpreh bindjen se të akuzuarit do të shpallen të pafajshëm nga gjykata në Hagë.
