Ndëron jetë një grua në Bit Pazar, urgjenca haset në kërcënim

Më 10.02.2026, rreth orës 02:45, në Stacionin Policor të Shkupit (SPB Shkup) është paraqitur një denoncim nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, lidhur me një incident të ndodhur në zonën e Bit Pazarit në Shkup.

Sipas njoftimit, ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i përbërë nga mjeku, infermierja dhe shoferi, ka mbërritur në një shtëpi për të ofruar ndihmë mjekësore ndaj një gruaje, e cila fatkeqësisht është gjetur pa shenja jete.

Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, bashkëshorti i të ndjerës, E.B. (40), dhe vëllai i saj, B.N. (39), të dy nga Shkupi, kanë drejtuar kërcënime ndaj anëtarëve të Ndihmës së Shpejtë.

Advertisement

Rasti është duke u dokumentuar nga organet kompetente, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore do të vijojnë paditë përkatëse.

Advertisement
Advertisement